Partizani pritet që në merkaton e janarit, të bëjë lëvizje, si në blerjen e lojtarëve ashtu dhe në shitjen e tyre. Dhe sipas raportimeve të “Panorama Sport”, disa nga lojtarët e Partizanit janë nën vëzhgim nga klube të huaja.
Një nga këta lojtarë është dhe mesfushori Esat Mala. Mësohet se sot në stadiumin “Selman Stërmasi” do të jenë të pranishëm edhe skautë të skuadrës holandeze të Groningenit, ku kanë për qëllim që ta vëzhgojnë nga afër 21-vjeçarin, dhe nëse bind një marrëveshje e mundshme mund të arrihet që në muajin janar.
Për momentin Mala po sakrifikon për ekipin, ku ka luajtur në mbrojtje, pasi vetë lojtari e ka pranuar se ndodhet më mirë kur luan në fazën ofensive. Gjithsesi kjo prani e skautëve të huaj, nuk do të jetë një mundësi e mirë vetëm për Malën, por edhe për të gjithë lojtarët e tjerë.