Juventus dhe Bajern Mynih mbarojnë punë me grupin, janë zyrtarisht në 1/8-at e Championsit

E mërkurë, 06 November 2019 21:34

Një gol i Duglas Kostës në minutën e 92-të i dha Juves kalimin në një të tetat e finaleve të Champions League kur mbeten dhe dy ndeshje ende për t’u luajtur. Në Moskë, kundër Lokomotivës përfundon 2-1 për bardhezinjtë, që kaluan në epërsi falë një goli të Ramsejt pas një gafe të portierit vendës në goditjen e dënimit të Ronaldos. Të zotët e shtëpisë barazuan pak minuta më pas me golin e Mirançuk, ndërsa në kohën shtesë braziliani i bardhezinjve vulosi çdo gjë. Juventusi ka 10 pikë pas 4 ndeshjes, 7 më shumë se rusët e vendit të tretë, ndërsa do duelojë për kreun e tabelës me Atletikon e Madridit, që po luan në këto caste me Bajer Leverkusenin

 

E njëjta situatë dhe në Mynih. Bajerni mposht 2-0 Olimpiakosin dhe siguron pikë të plota pas 4 ndeshjesh, duke qenë zyrtarisht në 1/8-at e Champions League. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Levandovski dhe Perisiç, kanë bërë që kampionët e gjermanisë të arrijnë garancinë matematikore për turin tjetër të Champions League.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...