E bujshme/ Juve kërkon mbrojtësin shqiptar

E Enjte, 07 November 2019 15:22

Kombëtarja e Shqipërisë mund të ketë në skuadër një mbrojtës të Juventusit në të ardhmen. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, që ka lënë menjëherë shenjë në sezonin debutues në Serie A. Futbollisti 19-vjeçar luan me Veronën, ndërsa realizoi edhe golin e tij të parë në kampionatin elitar të futbollit italian. Me paraqitjet e tij, mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Juventusit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Në fillim e përditëshmja veroneze “Arena” zbuloi se “Zonja e Vjetër” e kishte nuhatur më parë talentin e Kumbullës, madje kishte tentuar ta transferonte atë për ta xhiruar më pas në skuadrën e të rinjve, që luan në Serie C.Por atëherë planet ishin prishur, ndërsa duke nisur nga merkato e janarit, kampionët italianë duhet të kthehen me një tjetër ofertë, këtë herë shumë të rëndësishme financiare.

Kjo pasi vlera e futbollistit shqiptar është rritur ndjeshëm. Pas lajmit të gazetës së njohur veroneze, mediat të tjera lokale e kanë plotësuar atë me detaje të tjera, teksa sipas tyre edhe drejtuesit e klubit presin me padurim të ulen në tavolinë me “Zonjën e Vjetër”.

Aktualisht, Marasha Kumbulla po rikuperohet nga dënimi që pësoi në sfidën e fundit kundër Brescia.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...