Antonio Conte kohët e fundit është ankuar për forcat e pakta që ka në skuadër, veçanërisht në aspektin sulmues.
Shefi ekzekutiv i skuadrës, Giuseppe Marotta ka në radarin e tij tre lojtarë në merkaton e Janarit, Olivier Giroud, Dejan kulusevski dhe Matteo Darmian. – sipas “Gazetta dello Sport”.
Kontrata e sulmuesit francez me Chelsea skadon në fund të sezonit, dhe një lëvizje tek skuadra e Interit mund të ndodhë, për shkak të aktivizimit të pakët nën urdhrat e Frank Lampard, dhe gjithashtu sepse është një njohje e Contes, në kohën kur ai drejtonte Chelsean.
Ndërsa për përforcimin e mesfushës, interesi ështe te Kulusevski i cili ka lënë përshtypje të mira që kur u transferua në formë huazimi nga Atalanta tek Parma, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 5 pasime për gol.