Jo vetëm punë në fushë për të zgjidhur problemet e klasifikimit, Milan po provon të hidhet në merkato për ti dhuruar Stefano Pioli përforcimet e duhura për ti dhënë drejtim sezonit. Emri i përfolur e që i vë të gjithë dakord për cmim e cilësi është ai i Granit Xhakës, për të cilin konfirmimi vjen nga Zvicra: mesfushori në thyerje të marrdhënieve me tifozët e Arsenal, po mendon të ndryshojë ambjent e sipas RSI po kërkon tashmë shtëpi në Milano.
Mesfushori zviceran, 27 vjecar, deri tani ka luajtur në 10 ndeshje për një total prej 832′ minutash, por në 27 tetor, në rastin e barazimit 2-2 në shtëpi kundër Crystal Palace, u fërshëllye nga tifozët drejt të cilëve bëri një reagim të shëmtuar. Nga ai moment Emery nnuk e grumbulloi kundër Liverpool (Kupa e Ligës), Ëolverhampton e Leicester (Premier League) e Vitoria Guimaraes (Europa League), duke i hequr edhe shiritin e kapitenit.
Një rast merkato ideal për Maldini e Boban, një ide që ndoshta ka rdhur edhe nga vetë Ivan Gazidis, që e ka njohur shqiptaro-zviceranin në kohët e Arsenal. E sidomos, pas daljes së Kessie jashtë projektit, një si Xhaka do të ishte më shumë se komod për Piolin.