Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e Topit të Artë 2019, ku Lionel Messi e fitoi këtë trofe për herë të gjashtë.
Në momentin e marrjes së trofeut ai nuk i ka mbajtur emocionet, duke folur për përjetimet që ka kaluar për të arritur deri këtu.
“Mirëmbrëma të gjithëve, dua të falenderoj të gjithë gazetarët që më votuan, shokët e mi, si tek Barcelona ashtu dhe tek Argjentina, që më bënë të kalojë një vit madhështor, pavarësisht nëse humba apo fitova ndeshje e kompeticione: jeni pjesë të këtij çmimi. Mbrëmë ishte përvjetori i 10 i Topit të Artë të parë që kam fituar, isha 22 vjec, ishte e pamendueshme për mua të arrija sot e të kisha 6 trofe, në një moment kaq ndryshe, bashkë me gruan dhe fëmijët e mi”.
“Në gjithë këtë kohë nuk kam reshtur kurrë së ëndërruari, duke kërkuar të përmirësohem, duke e dashur futbollin si kur isha i vogël. Jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam e i shijoj edhe më shumë këto momente. Gjithçka rrjedh me shpejtësi e duhet shijuar më e mirë. Faleminderit të gjithëve”. – përfundoi Messi.