Nuk kanë fund problemet me dëmtimet për Interin këtë sezon, teksa një tjetër futbollist është dëmtuar së fundmi.
Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, klubi zikaltër ka njoftuar se në ndeshjen me Spalin ka pësuar dëmtim Roberto Galiardini. Mesfushori ka shfaqur probleme në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë 12-14 ditë.
Pikërisht si pasojë e kësaj futbollisti do të humbasë dy ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Romën në fundjavë dhe me Barcelonën në mesjavë.
Një problem i madh ky për Antonio Konten, i cili pas Sensit dhe Barelës, tani humb edhe një tjetër futbollist në repartin e mesfushës.