Gjyqtarët shqiptarë në futboll hedhin një tjetër hap galopant në arenën ndërkombëtare.
Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji do të ketë një tjetër ndeshje, ku skuadrat janë edhe më të rëndësishme. Mësohet se për gjyqtarin ndërkombëtar është caktuar sfida e Ligës së Kampionëve për të rinj, “UEFA Youth League” mes Interit dhe Barcelonës.
Në sfidën e datës 10 dhjetor, ndërkombëtari shqiptar pritet që të ketë si asistentë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin.