Leonardo dhe Paris Saint Germain dëshirojnë brazilianin Vinicius ndërsa Reali Kylian Mbappe. Gazeta “AS” shpjegon se verën e kaluar, kur Madridi u interesua për Neymarin, drejtuesit e PSG treguan se Vinicius duhej të përfshihej në negociata, diçka që Reali nuk e dëshironte.
Por situata e Vinicius ka ndryshuar kohët e fundit, duke u bërë një nga lojtarët e zakonshëm të “ngelur në klasë” nga Zinedine Zidane në ndeshjet e fundit. Mendohet se madrilenët do të ofrojnë 150 milionë euro dhe kartonin e brazilianit për kampionin e botës.