U mendua se do të largohej në merkaton e janarit për shkak se nuk po luante me Bracelonën por duket se situata e Ivan Rakitiç ka marrë një kthesë pozitive.
Futbollisti ka filluar të jetë pjesë e formacionit të trajnerit Ernesto Valverde duke bërë një punë të mire në mesfushë. Gjatë një interviste, kroati u shpreh optimist për të ardhmen e tij me fanellën blaugrana. 31-vjeçari, i cili kërkohet nga shumë skuadra Europiane si Interi, Milani apo edhe Manchester United deklaroi se gjatë muajve të fundit kanë ndodhur shumë gjëra.
Rakitic u shpreh se do të dëshironte të fitonte çdo trofe të mundshëm dhe se Barça është vendi perfekt për t’i realizuar këto dëshira.