Situata e djeshme te Skënderbeu nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, që sot për mediat ka theksuar se pavarësisht zhurmës së krijuar, ai nuk ka ndërmend t’i penalizojë lojtarët ndonëse do të kishte preferuar që kjo çështje të zgjidhej në shtëpi.
“Situata u zgjidh, nuk kishte pse të bëhëj në këtë mënyrë, bojkoti është i patolerueshëm në të tilla raste, megjithatë e juatifikoj sepse kishin të drejtë. Skënderbeu nuk është një klub që i vonon pagat. Janë gjëra që ndodhin kudo edhe në ekipet e tjera jo vetëm me Skënderbeun, mund të them që kemi arritur akordin me futbollistët për t’i shlyer përmes një grafiku të ndërtuar së bashku me ta, t’i shlyej pak e nga pak”.
“Ishte mirë të shmangej mos bëhej kaq mediatike, ashtu sikurse Skënderbeu ka shmangur situata të tjera. Ne jemi brenda familjes mund të diskutojmë brenda zyrave të klubit dhe nuk është e nevojshme të kalohet në bojkot. Nuk do të ketë penalizim për futbollistët,mund ta quaj një gabim të tyrin por penalizime nuk do të ketë,” ka theksuar Takaj.