Andriy Shevchenko ka përmendur Paulo Maldinin si simbolin e Milanit. Ish-sulmuesi Ukrainas dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” dhe me rastin e 120 vjetorit të klubit të Milanit, ai u pyet se cili sipas tij është lojtari që simbolizon klubin më shumë, ku sulmuesi u përgjigj:
“Do të thoja Maldini, sepse ai përfaqësonte Milanin tim, por gjithashtu Milanin e periudhave të ndryshme”.
“Klubi ka pasur shumë kampionë të mëdhenj si: Gianni Rivera, Baresi dhe shumë të tjerë. Paulo është simboli i kohës time”.
“Historia e tij shkon përtej disa epokave të ndryshme të skuadrës, dhe besoj se kjo është më shumë unike se e rrallë në futboll. Për këtë mendoj se ai është simboli i Milanit”. – deklaroi Sheva