“Replay” gjatë pushimeve, Klop i bën dalje Kupës: S’kam ndërmend t’i lë lojtarët pa…

Tuesday, 28 Janar 2020 09:52

Në dhjetor Liverpuli eliminohej nga Kupa e Ligës: në atë rast prezantoheshin me një skuadër U-23 dhe humbisnin 5-0 përballë Aston Vilës, sepse një ditë më vonë luanin në Botërorin e Klubeve. Skuadra e Jyrgen Klopit ka vendosur që të sakrifikojë edhe Kupën FA, pas barazimit 2-2 me Shrusbëri Taunin të dielën, skuadrën e Kategorisë së Tretë.

liverpuli

Ata ishin duke fituar 0-2 në transfertë, por mungesa e përqendrimit bëri që vendësit të barazonin në pjesën e dytë. Rregullorja parashikon riluajtjen e ndeshjes në fushën tjetër, pra në “Anfield Road”. Por në këtë rast “Reds”-at do thërriteshin të luanin gjatë pushimit dimëror parashikuar për Premier Ligën, në të vetmin moment pushimi të një sezoni të ngjeshur me shumë ndeshje, nga Superkupa e Europës, kampionati, Liga e Kampioneve, Kupa e Ligës dhe Kupa FA.

kLOP

Zemërimi i Klop – Një situatë që ka zemëruar jo pak Jyrgen Klopin, i cili ka kërcënuar që të mos e luajë këtë ndeshje me skuadrën e parë dhe as vetë të mos paraqitet në stol: “Prillin e shkuar, nga zyrat e Premier Ligës na kërkuan që të respektonim pushimin dimëror, duke mos organizuar miqësore dhe mos luajtur në kompeticione të tjera për të çlodhur futbollistët. Dhe shikoni tani, në ato dy javë duhet të luajmë ‘replay’-n e Kupës FA. Nuk do të jemi, do të respektoj atë që u kemi garantuar djemve të mi dhe do të dërgojmë në fushë edhe njëherë tjetër një skuadër U-23”, deklaroi trajneri gjerman pas barazimit me Shrusbërin. Ai zbuloi se në stol do të jetë përsëri trajneri i U-23, Neil Kriçlej, ashtu siç ndodhi në takimin kundër Aston Vilës në Kupën e Ligës në dhjetor. Prandaj më 4 shkurt do të shohim kundër ekipit të kategorive inferiore një skuadër shumë të ngjashme me atë që zbriti në fushë një muaj më parë kundër “Villains”.

Zhgënjehet Shrusbëri – Mesfushori i formacionit të Ligës së Parë, Dejv Eduards, pranoi se ai ishte i zhgënjyer nga vendimi i Klopit, por gjithsesi mundet t’i shohë aspektin pozitiv këtij vendimi. “Është pak zhgënjyes. Sigurisht që tifozët që do të vijnë në ‘Anfield’ duan të shohin futbollistët më të mirë në botë të luajnë dhe ne duam të jemi përballë tyre gjithashtu. Por nga ana tjetër, do të kemi një shans më të mirë për të fituar ndeshjen dhe kualifikuar në 1/8-at e Kupës FA. Por unë e kuptoj vendimin e tyre”, tha Eduards.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...