Napoli i dashuruar pas shqiptarëve, akord edhe me Kumbullën por kujdes nga Inter!

Tuesday, 28 Janar 2020 11:20

Napoli-Verona nuk dëshirojnë të ndalen vetëm tek transferimi i Rrahmanit, tashmë i bërë zyrtar, mes palëve po planifikohet një tjetër lëvizje e bujshme, ku në fokus është talenti kuqezi, Marash Kumbulla. 20-vjeçari po mahnit Serie A, një lojtar për të cilin janë vënë prej kohësh në lëvizje klubet më të mëdha por Napoli ka një bonus me shumë nga të gjithë, marrëdhënia e tyre me drejtuesit e Veronas është shumë e mirë.

Kumbullahttps://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/KUMBULLA-4-400x230.png 400w,

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Napolit do të takohen me ato të Veronas për të paraqitur një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin shqiptar. Gjithçka nis mbi bazën e 20 milion euro plus bonuese, aq sa Verona vlerëson kartonin e Kumbullës. Me këtë lëvizje, më shumë se sa për të bindur Verona, Napoli kërkon të djeg konkurrencën e Inter, një tjetër klub që ndjek për kohësh situatën e Kumbullës. Zikaltërit dukeshin në avantazh për Kumbullën pasi kanë kontaktuar zyrtarisht me agjentët e tij por futja e Napolit me prepotencë në këtë tratative ka prishur jo pak balancat.

 
 
Kumbulla 3 770x439

Përcaktuese në këtë tratative pritet të jetë vetë dëshira e lojtarit i cili tek Napoli mund të gjej kapitenin e Kombëtares, Elseid Hysaj që është pranë rinovimit të kontratës por dhe shokun e tij tek Verona, Amir Rrahmani i cili sezonin e ardhshëm do të vij aventurën në Napoli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...