Empoli kërkon që të sistemojë Frederik Veselin në ditën e fundit të merkatos së transferimeve. I mbetur jashtë planeve teknike të ekipit italian, mbrojtësi i Kombëtares është përfolur për dy ekipe të tjera, një në Serinë B dhe një në Serinë C.
Salernitana e Xhanpiero Venturës mund ta mbajë në të njëjtën kategori, atë B italiane, ndërsa Bari e pret një kategori më poshtë. Mirëpo, në ditën e fundit të merkatos, mediat italiane bëjnë me dije se skuadra e Le Mans në Ligën e Dytë (Kategoria e Dytë) franceze është destinacioni më i mundshëm për qendërmbrojtësin dhe mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare. Pritet me interes se çfarë zhvillimesh do të ketë e ardhmja e shqiptarit në orët e fundit të merkatos.