Tottenhami do të presë Manchester Cityn, ndërsa dy “armiqtë e betuar” si Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të mund të përballen sërish me njëri-tjetrin.
Londinezët nuk po kalojnë një moment fort të mirë dhe zona Champions është ende larg, ndaj Mourinho e di mirë që suksesi ndaj kampionëve në fuqi ka vlerë shumë të madhe, pasi do t’i afronte me vendin e katërt dhe do të rriste ndjeshëm moralin në skuadër.
Nga ana tjetër, Manchester City duket i dorëzuar tashmë në betejën për titullin kampion dhe fitoret e njëpasnjëshme të Liverpoolit ia zbehin edhe ato pak shpresa, por synojnë të konsolidojnë vendin e dytë dhe t’u shtyjnë sa më shumë festën “The reds”-ave.
Formacionet e mundshme:
Tottenham (4-3-3): Lloris; Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Tanganga; Lo Celso, Winks, Dele; Bergwijn, Lucas, Son
Manchester City (4-3-3): Ederson, Walker, Stones, Otamendi, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Silva; Bernardo, Aguero, Sterling.