Ishte objektivi kryesor në merkaton e janarit, ndërsa tani është kthyer në një “armik”. Atletico Madrid nuk e ka përtypur ende mënyrën se si dështuan tratativat për transferimin e sulmuesit uruguajan, ndërsa ka shpërthyer me anë të presidentit Enrique Cerezo, pas humbjes në derbin e Madridit kundër Real.
“Është i turpshëm raporti që disa futbollistë kanë me agjentët dhe familjarët e tyre. Merkato tani është e fryrë artificialisht, por ne nuk jemi këtu që të na vjedhin”, ka thënë presidenti i Atletico, që ka zbuluar shkaqet e dështimit të marrëveshjes. Në fjalët e tij kuptohet se nuk ka qenë Paris SG, që ka penguar transferimin e Cavani, por agjenti i tij, që në këtë rast është edhe vëllai i futbollistit.