U largua nga Barcelona për të mos qenë më nën hijen e Leo Messit por në Paris gjeti një tjetër yll që po mahnit botën, Kylian Mbappe, forma dhe talenti i të cilit kanë eklipsuar sërish Neymar. Sulmuesi brazilian nuk i druhet këtij fakti, përkundrazi ka fjalë të ëmbla për kampionatin e botës:
“Kylian Mbappe është një fenomen. Ka potencialin për të qenë një nga lojtarët më të mirë në histori. Ta shoh si shok ekipi është një privilegj i madh. Kuptohemi shumë mirë në fushën e lojës dhe jashtë saj”. Në intervistën e tij për faqen zyrtare të FIFA-s, Neymar nuk harron as mikun e tij, Leo Messi, më të cilin tek Barcelona fitoi gjithçka, përfshi Champions League:
“Të luaja përkrah tij ka qenë një eksperiencë unike, jemi bërë shumë miq. Nga ato lojtarë që kam parë, Messi është futbollisti më i mirë në histori, theksoi Neymar.