Rei Manaj është përfolur shumë këtë javë, për faktin se Barcelona e përfshiu emrin e tij në listën e Ligës së Kampioneve.
Kjo, jo vetëm për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë katalanasit në repartin e sulmit, por edhe prej detyrimit për të pasur të përfshirë futbollistë nga ekipi B. Në javën e fundit me Barcelonën B, Manaj shënoi një gol për fitoren 2-1 të skuadrës së tij kundër Pratit, por doli me të kuq.
Klubi katalanas pati apeluar dy kartonët e verdhë të Manajt për të shmangur pezullimin me një ndeshje, por këshilli arbitral e la në fuqi. Kësisoj, Manaj humb mundësinë për të qenë i gatshëm për Barcelonën B në sfidën kundër ekipit të Vijarealit B, nesër në orën 18:00.