Thirrjet “Rama ik” nuk munguan as në derbin “Della madonnina”.
Interi e gjeti veten në disavantazh 0-2 pas pjesës së parë, por në 45 minutat e dyta arritën të shënonin katër gola për rezultatin përfundimtar 4-2.
Nga tribuna e ka ndjekur këtë ndeshje Lautaro Martinez, i cili ishte i pezulluar dhe në krahun e tij qëndroi partnerja
Agustina Gandolfo ka postuar në “Instagram” një story, ku nga tribuna VIP ka ardhur thirrja “Rama Ik”.
Një thirrje që jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh në stadiumet shqiptare. Kjo thirrje nga një tifoz shqiptar, duket se i ka dhënë jehonë akoma edhe më të gjerë gjeografikisht për shkak se është shpërndarë nga partnerja e Lautaros.