I turpëruar për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, legjenda braziliane e futbollit Pele shmang daljen nga shtëpia, bëri të ditur djali i legjendës së futbollit.
“Ai është në siklet, nuk dëshiron të dalë”, deklaroi në një intervistë për TV Globo djali i tij Edinho, duke shtuar se sulmuesi në pension nuk mund të ecë siç duhet.
Tri herë fitues i Kupës së Botës, Pele është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave.
Ish-futbollisti 79-vjeçar aktualisht vuan nga problemet shëndetësore. Paraqitjet e tij të fundit publike ishin në një karrige me rrota.