Lionel Messi iu përgjigj pa hezitim të gjitha pyetjeve të “El Mundo Deportivos”, që prekën tema të ndryshme, nga largimi dhe dëshira e Neymarit për t’u kthyer te Barcelona, shkarkimi i Valverdes, largimi i Criastiano Ronaldos tek Juventusi etj.
Sipas yllit të Barcelonës, Neymar është penduar për largimin. “Unë do të doja shumë që Neymar të kthehej. Ai është një nga më të mirët në futboll. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, argëtohej në fushë. Neymar me të vërtetë dëshiron të kthehet, është penduar që u largua në vitin 2017”, pohoi Messi.