Megjithëse jemi në fazën më delikate të këtij sezoni, Barcelona e ka bërë gati pamjen e uniformave për sezonin e ardhshëm.
Katalanasit eksperimentojnë çdo sezon me uniformat, duke krijuar një larmi llojesh ndër vite.
Uniformat e këtij viti kanë pamjen e një fushe shahu, ashtu si ajo historike e Kroacisë.
Vitin e ardhshëm skuadra blaugrana do i kthehet vijave vertikale me ngjyrat karakteristike, blu dhe të kuqe, por përsëri do të kemi një risi.
Vijat e trasha të kuqe dhe blu, do të ndahen nga disa vija të holla me ngjyrë të verdhë.
Pra këtë vit do të kemi një prani shumë më të madhe të ngjyrës së verdhë, që është karakteristike e flamurit të Katalonjës.
Uniforma e dytë do të jetë e gjitha e zezë, me vija të verdha te pjesa e jakës e gjithashtu edhe pjesa tjetër e shkrimeve mbi të do të jenë të verdha.
Ngjyra rozë do të vazhdojë të veshë Barçën edhe këtë vit. Uniforma e tretë do të jetë rozë me motive të zeza.