Martin Braithwaite nuk ishte lojtari i vetëm që ka patur një prezantim të keq me klubin e ri.
Futbollisti danez gjatë prezantimit që bëri në Camp Nou u përpoq të bënte disa stile me top, por që nuk i funksionoi.
Kaq mjaftoi që videoja e tij të bënte xhiron në rrjetet sociale. Mirëpo lojtari i Barcelonës nuk është i vetmi që dita e prezantimit në klubin e ri i është kthyer në makth.
Ka patur dhe shumë lojtarë të tjerë që e kanë përjetuar këtë momente dhe në më poshtë do t’iu sjellim disa prej tyre.
Marcelo Sosa
Gjatë prezantimit të Uruguaianit si një lojtar i Atletico Madrid në Estadio Vicente Calderon në 2004, ai ra mbrapsht ndërsa bënte disa xhonglime me top.
Marco Perez
Perez nuk mbahet mend për golat e shënuar tek skuadra e Real Zaragosas, por për rrëzim që bëri gjatë prezantimit. Teksa po bënte disa stile me top, ai shkeli topin dhe u rrëzua në fushë.
Mariano Ferreira
Braziliani arriti në Sevilla me "një ambicie të mëdha", por, dita e prezantimit të tij ishte një makth i vërtet pasi ai nuk munde dot të bënte xhonglime.
Ousmane Dembele
Prezantimi i francezit mbahet mend për xhonglimet dhe truket e tij të dështuara në fushën e “Camp Nout”.
Vinicius Junior
Vinicius është një magjistar me top, nuk ka dyshim për këtë. Megjithatë, në prezantimin e tij te Real Madridit, emocionet e tepërta bënë që ai të mos kontrollonte dot asnjë top.
Royston Drenthe
Në të vërtetë nuk ishte dita e Holandezit në prezantimin e tij si një lojtar i Real Madrid në Bernabeu. Jo vetëm që nuk i dolën truke, por driblimi i tij la shumë për të dëshiruar.
Danilo
Mbrojtësi i djathë la shumë për të dëshiruar gjatë prezantimit të tij me Real Madrid.
Theo Hernandez
Francezi u përpoq të bënte disa xhonglime gjatë prezantimit me Real Madrid, por e gjitha shkojë në mënyrë jo të mirë pasi topi gjithmonë goditej fort dhe lart.
Paulinho
Rasti i fundit është ai i brazilianit Paulinho, i cili nuk arriti të tregonte aftësitë e tij me top.