Kukësi shkarkoi ditën e djeshme trajnerin Shpëtim Duro, për shkak të rezultateve jo të mira të skuadrës në 3 ndeshjet e fundit.
Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi verilindor ka njoftuar se ditën e sotme në orën 16:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri, që do të drejtojë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit.
Trajner i ri do të jetë një mes Bledi Shkëmbit dhe Skënder Gegës. Bisedimet janë në fazën përfundimtare, gjasat më të mëdha janë që të prezantohet ish-trajneri i Partizanit.
Gega pasi ia doli të fitojë titullin kampion me Partizanin sezonin e kaluar, tashmë do të provojë të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë në drejtimin e Kukësit.