Pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Torinos, trajneri i Napolit, Gennaro Gatusso, ka lëshuar një deklaratë mjaft të bukur në lidhje me lojtarët e tij.
Të kaltrit duket se po rikthehet në nivelet më të larta, pasi e kishte humbur busullën përpara se ky trajner të mbërrinte në ekip, ndërsa endeshin në mesin e tabelës.
Ndërkohë që me grintën e zakonshme, Gatusso i tërheq vëmendjen lojtarëve të tij. Në momentin që nuk e kanë në kontroll topin, futbollistët e Napolit duhet të jenë të shëmtuar si vetë trajneri i tyre, të ashpër dhe me grintën e dëshirën për t’ia marrë menjëherë topin kundërshtarit.
“Unë dua që ne të jemi po aq të bukur sa Brad Pitt kur ne kemi topin në zotërim, por edhe po aq të shëmtuar sa unë, kur ne duhet ta marrim topin”, ishte shprehja dhe loja e fjalëve të Gatussos.