Eden Hazard do t’i nënshtrohet të enjten operacionit në kyçin e këmbës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lojtari i Real Madridit pësoi një frakturë në kyçin e këmbës gjatë humbjes së papritur të skuadrës së tij ndaj Levantes muajin e kaluar.
Reali shpreson se Hazard mund të jetë në gjendje të kthehet para fundit të sezonit.
Hazard tashmë ka humbur tre muaj të sezonit me një dëmtim të këmbës.
29-vjeçari mungoi në humbjen e javës së kaluar në Ligën e Kampionëve 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Manchester City në “Bernabeu”.
Hazard, i cili u bashkua me Realin nga Chelsea për 100 milionë euro verën e kaluar, ka duruar një sezon të parë të vështirë në Spanjë, duke shënuar vetëm një herë në 15 paraqitje.