Liverpooli po marshon e qetë drejt titullit kampion në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp me fitimin e titullit do të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër, ku gjatë merkatos së verës pritet të largohen të paktë 5 futbollistë.
Trajneri gjerman nuk lejoi largimin e asnjë lojtari në janar, pasi tha se dëshiron ta ketë grupin e plotë deri në përfundim të sezonit.
Por mediat britanike kanë zbuluar 5 lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e gjermanit për sezonin e ardhshëm.
Xherdan Shaqiri pritet të jetë lojtari i parë në listë që do të largohet, pasi këtë sezon nuk kishte shumë hapësira duke vuajtur shumë edhe nga dëmtimet.
Lojtari me origjinë shqiptare mund të rikthehet në Bundesliga ku shumë skuadra e duan, megjithatë për të ka interes edhe nga skuadrat angleze, por edhe Galatasarayn nga Turqia.
Portieri spanjoll Adrian gjithashtu do të largohet, ndërsa në këtë rrugë janë edhe mbrojtësit Dejan Lovren dhe Nathaniel Clyne.
Emri i fundit në listën e largimeve është ai i mesfushorit anglez, Adam Lallana, kontrata e të cilit skadon në verë dhe “The Reds” nuk e kanë ndërmend të rinovojnë me atë.