Juventusi ka shfaqur sërish interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtues të Juventusit së fundmi po preferojnë sulmuesin e “Spursave” krahasuar me Icardin.
Kujtojmë që Tottenham po zhvillon një sezon të dështuar dhe rrezikon të mbetet jashtë Champions Leagues sezonin e ardhshëm pasi renditet vetëm në vendin e 8-të në Premier League.
Gjithashtu edhe Ronaldo e preferon Harry Kane.
“Zonja e Vjetër” mund të përdorë futbollin europian si një argument për të joshur Kane në Torino.