Pas testeve mjekësore, Daniele Rugani doli pozitiv me koronavirus.
Kjo gjë ka vënë në alarm të plotë gjithë klubin bardhezi, por edhe Interin, që ishte kundërshtari i Juventusit mbrëmjen e 8 marsit dhe lojtarët mund të jenë infektuar nga mbrojtësi.
Mediat në Itali raportojnë se dyshohet që Rugani të jetë infektuar nga lojtarët e Juventusit U23. Këta të fundit kanë luajtur ndaj Pianeses në 23 shkurt për Serie C. Një prej lojtarëve të Pianeses dyshohet t’ia ketë transmetuar lojtarëve të Juventusit U23 dhe më pas këta lojtarë, duke u stërvitur në të njëjtat ambiente me ekipin e parë kanë infektuar edhe të tjerë, përfshirë këtu Ruganin, i cili doli pozitiv.
Ajo që është më e rëndë është se ka mundësi reale që shumë lojtarë të Juventusit të jenë të infektuar. Situata është vërtet alarmante në klubin bardhezi për momentin.