Njerëzit në botë po vdesin, ne luajmë futboll”, shpërthen trajneri i klubit të Premier Ligës

Premte, 13 Mars 2020 09:35

Trajneri i Uolvesit, Nuno Espirito Santo ka shpërthyer për mikrofonat e “BT Sport”, pas ndeshjes së luajtur ndaj Olimpiakosit e vlefshme për Ligen e Europës.

 

Kujtojmë që presidenti i klubit grek rezultoi i prekur nga Koronavirusi. Vendimi që sfida Olimpiakos-Uolves të luhej, i befasoi të gjithë dhe krijoi mjaft dyshime. Ndërkohë në prononcimin pas ndeshjes trajneri Nuno Espirito Santo u shpreh:

“Të luash futboll në këtë situatë është absurd, njerzit po vdesin, ndërkohë që ne zbritëm në fushë për të luajtur. Nuk ka kuptim të luash pa tifozë. Futbolli është argëtim dhe ne luajmë për ta. Udhëtimi është i rrezikshëm për lojtarët, trajnerët, stafin dhe tifozët. Ne besojmë se ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli në këto moment. Shëndeti është një prej tyre”, u shpreh ai.

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 09:45
Login to post comments