Sadiku tregon situatën në Spanjë: Koronavirusin në fillim e morëm si shaka, por kur vdiq...

E Enjte, 26 Mars 2020 08:46

Armando Sadiku ka folur për gjendjen alarmante në Spanjë për shkak të koronavirusit.

Në një reagim për Top Channel, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tregon si po e përjeton pandeminë e Koronavirusit në qytetin andaluz, ku humbi jetën një trajner vetëm 21-vjeç, pasi u infektua me virusin famëkeq.

“Kemi dy javë që qëndrojmë të mbyllur dhe, faleminderit Zotit, jemi mirë deri tani. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të infektuar te Malaga, ndërsa në Spanjë i kanë marrë masat me vonesë ka shumë të prekur.  Sa hap televizorin nuk dëgjon asgjë tjetër veçse “Koronavirus, virus, vdekje”. Po jetojmë një moment të vështirë. Unë jam person pozitiv dhe mendoj kështu, që do t’ia dalim sa më shpejt.

Në dhomat e zhveshjes vetëm talleshim dhe bënim shaka me Koronavirusin. Unë gjithashtu bëja video me maska dhe bëja shaka. Doktori i ekipit na thoshte që nuk ka asgjë, e kalon lehtë Koronavirusin, nuk ka gjë të rrezikshme dhe është vetëm për të moshuarit.

Pastaj, kur vdiq ai trajneri 21-vjeçar në Malaga, që kishte edhe leucemi, na kanë dërguar direkt në shtëpi. Kjo pasi tek ky trajneri ishin dhe dy fëmijë të lojtarëve tanë dhe gjendja u bë serioze.”

Edhe pse është e vështirë, Sadiku shpjegon se po mundohet të mbajë formën fizike në kushtet e karantinimit.

“Kam një shtëpi dhe tarracë të madhe dhe po stërvitem këtu, gati çdo ditë. Tani po i zbatojnë shumë rregullat në Spanjë, njerëzit nuk dalin dhe kur e bëjnë këtë gjë për ushqimet, janë të pashoqëruar. Më kishte ardhur ftesa nga Kombëtarja dhe do të isha gati për këto dy ndeshje miqësore, por janë anuluar”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...