Anglia mund Danimarkën dhe përballet me Italinë në finalen e “Wembley”-it

E Enjte, 08 July 2021 08:02

 

Angli-Itali është finalja e madhe që do të luhet të dielën në “Wembley-it” për “Euro 2020”. Përtej pritshmërive të mëdha “Tre Luanët” nuk mundën të shkonin përtej një barazimi 1-1 në kohën e rregullt, ndërkohë që në shtesën e parë gjetën golin e fitores 2-1 me Harry Kane.

Ishte një sfidë që dhuroi shumë emocione, me Anglinë me dominuese, por edhe skuadra daneze u mbrojt mjaft mirë, bile me disa sulme të rrezikshme. Kasper Schmeichel ishte më i miri në fushë, por sërish nuk mundi të shmangte dot humbjen, teksa priti edhe 11-metërshin ndaj Kane.

 

ANGLI-DANIMARKË 2-1

GOOOL 104’ Gjyqtari vërshëlleu penallti për Anglinë pas një faulli ndaj Sterling. Nga pika e bardhë shkon Harry Kane i cili ndalet nga portieri Schmeichel, por më pas sulmuesi anglez e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në portë. Pra 2-1.

 

94’ Mundësi shumë e mirë për Harry Kane, por Schmeichel e ndal me një pritje spektakolare

96+6’ Koha e rregullt nuk ka mjaftuar për të nxjerrë një ekip finalist, sfida shkon në shtesën e 30 minutave

55’ Mundësi shumë e mirë për “Tre Luanët” me Maguire, por portieri Schmeichel e ndal me një pritje fantastike

GOOOL 39’ Anglia arrin që të gjejë golin e barazimi falë një autogoli. Saka del mjaft mirë në krahun e djathtë, pason në zonë për Sterling, por para tij Kjaer e dërgon në rrjetën e tij

 

38’ Anglinë ka një mundësi të artë me Sterling, por portieri Schmeichel arrin ta ndalë me trup edhe pse distanca ishte e afërt

GOOOL 30’ Damsgaard shënon një gol spektakolar nga distanca me një goditje fantastike, që nuk arrin të ndalet nga portieri Pickford. Një nga golat më të bukur të këtij Evropiani

25’ Damsgaard dhuron spektakël me një veprim shumë të bukur mes mbrojtësve anglezë dhe më pas lëshon një goditje që shkon ngjitur me shtyllën e Pickford

6’ Aksion mjaft i mirë i Kane nga krahu i djathtë, kroson në zonë për Sterling, i cili nuk arrin të vihet në kontakt me topin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...