“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Premte, 14 June 2024 19:34
 
 

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se janë të motivuar dhe të gatshëm për të bërë mirë në këtë kompeticion.

 

“Para së gjithash, unë jam shumë i gëzuar që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por jam krenar që jam me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq për Gjimshitin që nuk ishte pjesë e ekipit në EURO 2016, por tani ai ka mundësinë si kapiten i ekipit të drejtojë Shqipërinë në këtë Europian. Kemi një grup të fortë, por kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. E di si nuk është e lehtë. Në fillim është ndeshja me Italinë dhe formacioni startues është totalisht i gatshëm.

Kemi aq shumë shqiptar aq shumë andej nëpër botë. Kemi në Itali, Gjermani, Zivër, gjithandej. Është përgjegjësi e madhe për ne të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Tër stadiumi do jetë i veshur me ngjyrën e kuqe dhe do të jetë një përgjegjësi e madhe për ne.

Nuk kam folur me Mançinin për gjashtë muajt e fundit. Ai bëri një punë të mrekullueshme duke fituar Kampionatin Europian. Kam 20 vite që e njoh. Ajo që ka drejtuar ai është e ndryshme nga kjo e sotmja. Itali ka shpejtësi, shkathtësi, me një trajner të mrekullueshëm. Italia është një “top” skuadër. Ajo vjen me dëshirën për të fituar kompeticionin, por edhe ne hymë për të bërë maksimumin.

Ju më njihni shumë mirë. Pas ndeshjes së Moldavisë, ku e kemi stampuar biletën për Kampionatin Europian, tani gjashtë muaj më vonë, ndienjat janë njësoj. Skuadra është shumë e motivuar. Do dalim dhe do të bëjmë më të mirën që mundemi.

Kjo është një pikëpyetje e madhe për ju dhe ne, dhe në bazë të asaj që kemi parë nga Italia ata mund të updetohen ka një numër të caktuar lojtarësh që mund të ndryshojnë, Nëse flasim në tërësi Italia ka një anë tyë fortë mbrohet shumë mirë, vazhdojnë të mbajnë topin mirë, kanë lojtarë që vrapojnë dhe kanë shkathtësi, ne kemi edhe një seancë stërvitje.

Shiko e dimë që çfarë gare e madhe është kjo dhe sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë, nuk është e lehtë që lojtarët të jenë 100% e tyre, ne kemi pasur presion, por do të garojmë, kundështarët nuk i lejojnë shumë gabime vetes, ne do të luftojmë për secilën pikë, do të shohim se çfarë do të ndodh, nuk është e lehtë, çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave. Do ta shohim se çfarë do të ndodh nesër. Ne i kemi studiuar të tre kundërshtarët.

Shkurtimisht, për sa i përket nivelit të përgatitjes së tyre jemi gati, për përgatitje fizike jo. Asllani, Broja dhe të tjerët duken shumë mirë. Mirëpo, natyrisht sa më tepër që luan një lojtar aq më mirë, por kështu duken mirë fizikisht.

Ju po flisni për lojtar të mrekullueshëm. Daku është një lojtar shumë i mirë. Ai mund të përmirësohet në ligën ruse. Ajo është një ligë shumë e vështirë dhe sfiduese. Për Mitajn, ai është një mbrojtës i majtë po ashtu si edhe unë. E dua, e kam sjellë që 19 vjeç. Ka bërë një punë shumë të mirë me Kombëtaren. Ai është i ri, dhe ka bërë vetëm 10 ndeshje me Kombëtaren. Janë 2 lojtarë shumë të mirë”, tha Silvinjo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...