Fillojnë Lojërat Olimpike/ Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të, 8 sportistë kuqezi në garë

Premte, 26 July 2024 22:29
 

Këtë të premte nisin Lojërat Olimpike Paris 2024, me ceremoninë që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Në këtë eveniment madhor, sportistë nga vende të ndryshme do të përfaqësojnë vendin e tyre në fushat përkatëse sportive. 

Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të në Lojërat Olimpike, teksa synon që të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Skuadra kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, nuk mund të lihen pa përmendur atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.

Sa i takon orareve dhe datave përkatëse, të parën nga shqiptaret do të shikojmë qitësen Manjola Konini, me 27 korrik. Më pas, brenda dy ditësh, Koxhaku dhe Meça do të përpiqen që të bëjnë me të mirën në not. Me 3 dhe 4 gusht, Gega dhe Burraj premtojnë shumë në Atletikë ndërsa me 8 dhe 10 gusht radhën e ka mundja.

Do të jenë 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete që do të garojnë në Olimpiadë nga data 26 korrik deri më 11 gusht. 32 sporte të ndryshme dhe 322 evente pritet të dhurojnë spektakël për të gjithë të apasionuarit e sportit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...