Agjenti Mino Raiola ia kishte ofruar Borussia Dortmundit sulmuesin Mario Balotelli, sipas Bild.
Klubi nga Bundesliga ishte ftuar të bënte ofertë për sulmuesin italian nga agjenti i vetë lojtarit, i cili është në kërkim të një skuadre të re para se kontrata me Nice t’i skadojë, transmeton Gazeta Express.
Dortmundi nuk ka dashur të nënshkruajë me lojtarin, megjithatë, pasi është i fokusuar në alternativa tjera, përfshirë anësorin e Frankfurtit, Marius Wolf.