Në “Elbasan Arena” është duke u zhvilluar finalja e Kategorisë së Parë mes Tiranës dhe Kastriotit.
Deri më tani rezultati i këtij takimi është 2-0 për ekipin kryeqytetas. Shënuesi i golave të deritanishme është Bedri Greca në minutën e 64, i cili nuk ka të ndalur dhe shënoi golin e dytë në minutën e 73-të.
Kjo kupë vendos fituesin e kategorisë, megjithatë në superligë për sezonin e ardhshëm kalojnë të dy ekipet.
Bardheblutë e Ze Maria-s janë duke e dominuar ndeshjen në të njëjtën mënyrë siç dominuan Grupin B.
Kjo ndeshje nuk do të vlejë vetëm për të ngritur kupën në këtë kategori pasi fituesi do të marrë edhe një shpërblim. FSHF akordon 30 mijë euro për kampionin e Kategorisë së Parë, një shumë e lakmueshme për të dy klubet.
Formacionet zyrtare
Tirana: Lika, Turtuli, Cake, Hoxhallari, Kërçiku, Maveje, Sentamu, Karabeci, Daja, Sentamu, Halili.
Trajner: Ze Maria
Kastrioti: Kuka, Hoxha, Çela, Lila, Mulaj, Olajemi, Mziu, Lilaj, Çutra, Marku, Malindi.
Trajneri: Samuel Nikaj