Dënimi i UEFA-s, sot afati i fundit i Skënderbeut për të apeluar në CAS

Hënë, 21 May 2018 16:27

Komisioni i Apelit në UEFA la në fuqi vendimin e Etikës dhe Disiplinës për Skënderbeun, që e dënuan me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane si dhe 1 milion euro gjobë në 4 maj të këtij viti.

Referuar afateve të vendosura në dispozicion sot është dita e fundit që korçarët mund të apelojnë për çështjen në CAS, në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë.

Ekipi është shprehur në të gjitha rastet se do ta ndërmarrë një veprim të tillë, por ende në faqen zyrtare të tij nuk është bërë asnjë njoftim.

Login to post comments