Finalet e “Champion League” mund të zhvendosen në Amerikë ose Lindjen e Mesme pasi UEFA beson që vetëm pak vende në Europë kanë kapacitetin për të pritur një finale kaq të rëndësishme pa hasur në probleme që Kievi i vuajti këtë vit!
Jo para shumë kohësh, “Premier League” hodhi idenë e një ndeshje të 39 që do të luhej jashtë Anglisë, në të njëjtën kohë duke mos i hequr asnjë ndeshje në fushën e tyre tifozëve vendas për të “reklamuar” futbollin anglez!
Kjo ide nuk u prit aq mirë nga fansat dhe plani mbeti në letër, megjithëse tashmë, shumë ndeshje parasezonale zhvillohen në vende të ndryshme çdo vit !
Po si do të reagonin fansat nga Europa nëse do t’iu duhej të udhëtonin në New York, Miami apo Doha për një finale të “Champios League”? Epo, kjo është e ardhmja sipas “New York Times”.
Nga një anë çmimet e udhëtimit e nga ana tjetër inflacioni në çmimet e akomodimit kanë goditur finalen e këtij viti në Kiev mes Real Madrid dhe Liverpul, me të dyja tifozëritë që kanë hasur vështirësi.
Sipas gjigandes “New York Times” disa hotele kanë anuluar rezervimet e mëparshme, vetëm që të bëjnë rezervime të reja me pesëfishin e çmimit.
Koha nga ana tjetër mund të jetë problem, sidomos në Lindjen e Largët apo pjesën Perëndimore të Amerikës, por duke qenë se tifozët po shpenzojnë kaq shumë kohë dhe para për të shkuar në Kiev atëherë me siguri New York-u, përveç kohës dhe shpenzimeve nuk do paraqiste vështirësi të tjera.