Rojiblancos e kanë mundur kombëtaren e Nigerisë më rezultat 3-2 në një miqësore që u organizua si fazë parapërgatitore për sezonin e ri të Atletico Madrid por edhe Nigerisë para Botërorit në Rusi
Atletico Madrid e ka mposhtur Nigerinë më rezultat 3-2 në një miqësore që është luajtur në stadiumin Godswill Akpabio të martën në mbrëmje.
Golat për Atleticon i shënuan Angel Correa, Fernando Torres dhe Borja Garces, që ja mohuan Super Shqiponjave afrikane edhe pse kishin shënuar dy gola më parë përmes Kalechi Nwakali dhe Usman Mohammed – ndeshja e të cilit ta kujtonte legjendën e këtij vendi Austin Jay Jay Okocha.
Legjenda e klubit Torres startojë nga banka me Kevin Gameiro që ishte një MVP në këtë ndeshje pasi që asistojë për Correan që shënoi për Atleticon, derisa Salisu Yusuf po ashtu bëri një ndeshje të mirë në anën e djathtë të sulmit nigerian.