Edhe pak minuta na ndajnë nga ndeshjet e fundit të kampionëve të futbollit shqiptar për këtë sezon, ku do të vendosen skuadrat fituese dhe humbësit e Kategorisë Superiore.
Të gjitha takimet startojnë në orën 17:00, për të përmbysur gjithçka dhe për të mbajtur pozicionin.
Dyshet e kësaj finaleje janë Partizani-Kamza të ndodhur aktualisht Partizani në vend të 5 ndërsa Kamza në vendin e 8-të.
Skuadrës së partizanit do ti duhej një fitore me tre pikë dhe një humbje nga ana tjetër e Luftëtarit dhe Laçit që të mund të klasifikohej në kampionatin Europian. Ndërsa përsa I përket skuadrës tjetër asaj të Kamzës fitorja do të ishte vendimtare për sezonin e ardhshëm pasi nëse ata do të pësonin humbje dhe nëse Vllaznia do të merrte fitore atëhere Kamza do të rrëzohej nga kapiionati I kampionëve në vend.
Takimi tjetër është ai që do të zhvillohet mes Skënderbeutdhe Vllaznisë për korçarët rezultati s’ka asnjë lloj ndikimi pasi ata tashmë janë të shkëputur me shumë pikë diferencë nga vendi I dytë, fakt ky që ja garanton pjesëmarrjen në “Chapions League”.
Ndërsa për Vllazninë nga ana tjetër fitorja e sotme është e vetmja shpresë për të qenë ende pjesë e këtij kampionati për sezonin e ardhshëm.
Çifti I tretë është ai I Laçit dhe Teutës, të dyja skuadrat janë pjesë e këtij kampionati në sezonin e ardhëshëm pavarësisht nëse hubasin në këtë takim, por për Laçin fitorja me tre pikë do të ishte një mundësie mrekullueshme për të qenë pjesë e “Europa League”.
Takimi Lushnja-Luftëtari është një ndeshje e cila ka ndikim vetëm për gjirokastritët, pasi ekipi I Lushnje është zyrtarisht I rënë nga kategoria pavarëisht rezultatit të sotëm.
Ndërsa për Luftëtarin një humbje e sotme do t’I rrezikonte pjesëmarrjen në “Europa League”.
Dyshja e fundit që ngeli është Kukësi-Fkamurtari, Kukësi I vendit të dytë e ka të sigurt biletën e tij për në “Europa League”, ndaj rezultati I sotëm nuk është se do të kishte ndikim të madh tek ky ekip.
Të njëjtën gjë mund të themo edhe për vlonjatët të cilët as nuk rrezikojnë të bien e as nuk janë më pretendetë për kampionatet e huaja, ndaj për asnjë prej këtyre dy ekipeve asnjë rezuktat nuk do të ndryshonte gjë.
E vetmja gjë që na mbetet tashmë është të presim edhe një orë dhe të shijojmë takimet e fundit të këtij sezoni të Superiores, duke kujtuar edhe faktin se sezoni I radhës fillon shumë shpejtë, më saktësisht në muajin gusht./55news.al