Maurizio Sarri është larguar përfundimisht nga Napoli. Ky lajm është konfirmuar nga presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.
“Unë dua që ta falënderoj Maurizio Sarrin për përkushtimin e tij të çmuar për Napolin, i cili bëri që të jap prestigj dhe emocion në qytetin dhe tifozët blu në të gjithë botën. Ai krijoi një model të lojës të admiruar kudo dhe nga çdokush. Bravo Maurizio”, ka shkruar presidenti i Napolit.
Në vend të 59-vjeçarit me shumë gjasa pritet ta zë trajneri i njohur, Carlo Ancelotti.
Në anën tjetër, Sarri është i lidhur ngushtë për t’u bërë trajner i klubit nga Londra, Chelsea.