E gjithë bota këtë mbrëmje do të jetë me sy nga finalja e Ligës së Kampioneve, në veçanti adhuruesit e statistikave të futbollit.
Për të gjithë ata që e pëlqejnë këtë sport, apo ata që dëshirojnë të dinë fakte interesante para ndeshjes, atëherë ky është artikulli që po kërkoni.
Më poshtë keni top 50 statistikat para finales të LK-së mes Real Madridit dhe Liverpoolit:
- 1. 70 gola janë shënuar nga Real Madridi dhe Liverpooli këtë sezon deri më tani:
Los Blancos kanë shënuar 30, kurse Reds 40. Pra, skuadra spanjolle ka një mesatare 2.5 gola për ndeshje, kurse ajo angleze 3.3 gola për ndeshje.
- 2. Kanë kaluar 13,513 ditë që kur dy skuadrat janë takuar në një finale:
Ishte 27 maji i 1981, dhe Reds triumfuan
- 3. Këto dy klube janë takuar pesë herë në një Kupë Evropiane:
Reali ka fituar dy herë, ndërsa Liverpooli tre herë.
- 4. Liverpooli që nga atëherë është skuadra e vetme angleze që ka fituar ndaj një spanjolle:
Takimet tjera janë fitorja e Barcelonës 2-1 ndaj Arsenalit në vitin 2006, pastaj ajo ndaj Manchester Unitdit 2-0 në 2008 dhe pastaj 3-1 në vitin 2011.
- 5. Është hera e nëntë që një finale e Ligës së Kampionëve ‘përsëritet’:
E katërta për Real Madridit, tri të tjerat i ka fituar.
- 6. Kjo do të jetë finalja e 20-të evropiane për Liverpoolin:
Ata kanë fituar paraprakisht pesë Liga të Kampionëve.
- 7. Kjo do të jetë finalja e 31-të për Realin në garat e UEFA-s:
Në total: 15 në European Cup/Champions League, dy UEFA Cups, dy UEFA Cup Ëinners Cups, gjashtë European Super Cups dhe pesë Intercontinental Cups, shkruan tg.
- 8. Aktualisht Real Madridi ka 14 lojtarë që kanë luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve
Liverpooli asnjë.
- 9. Real Madrid ka shënuar në 29 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve:
Hera e fundit që kanë dështuar ishte ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të gjysmëfinales për sezonin 2015/16.
- 10. Rekordi i Jurgen Klopp ndaj Realit është tri fitore, dy humbje dhe një barazim:
Së bashku me Manchester Cityn, Real Madrid është skuadra e preferuar e Klopp në LK.
- 11. Mohamed Salah është përballur me Realin dy herë:
Në të dy ndeshjet ka humbur.
- 12. Asnjë lojtar i Egjiptit nuk i ka shënuar Realit:
Salah mund të bëhet i pari nëse shënon në finalen e Kievit.
- 13. Cristiano Ronaldo është përballur me Liverpoolin në 11 ndeshje në të gjitha garat:
Ai ka shënuar vetëm tre gola deri më tani.
- 14. Zinedine Zidane kurrë nuk është përballur me Liverpoolin:
Përfshirë karrierën e tij si lojtar.
- 15. Mazic ka referuar ndaj Realit dy herë:
Los Blaoncs kanë barazuar një herë dhe fituar një herë, kurse Mazic nuk ka referuat asnjëherë ndaj Liverpoolit.
- 16. Real Madridi ka luajtur katër herë në Kiev:
Të gjitha ndeshjet ndaj Dynamo Kievit dhe rekordi i tyre është një fitore, një humbje dhe dy barazime.
- 17. Gati 700 lojtarë kanë marrë pjesë:
Në total 694 lojtarë kanë luajtur së paku një minutë në këtë sezon të LK-së
- 18. Cristiano Ronaldo dhe portieri i Liverpoolit, Loris Karius, kanë luajtur 1,080 minuta:
Dyshja kanë luajtur çdo minutë këtë sezon.
- 19. Për Liverpoolin janë paraqitur 24 lojtarë gjatë këtij rrugëtimi deri në finale:
Kurse për Realin vetëm 23.
- 20. Gati 400 gola janë shënuar në 124 ndeshje të LK-së:
Më saktë, 397 duke mos llogaritur fazën kualifikuese për t’u futur në grupe.
- 21. Firmino ka marr pjesë në 18 gola nga 40 që LFC ka shënuar gjithsej:
Ka shënuar 10 herë dhe ka dhuruar tetë asistime.
- 22. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i sezonit me 15 gola:
Portugezi mban gjithashtu rekordin për më së shumti gola në një sezon, 17 në sezonin 2013/14.
- 23. James Milner ka dhuruar nëntë asistime këtë sezon:
Më shumë se çdo bashkëlojtar i tij.
- 24. Firmino nuk ndalet së vrapuari:
Braziliani ka vrapuar këtë sezon 119,227 kilometra në total.
- 25. Liverpooli e filloi pak më herët rrugëtimin:
Kjo është herë e tretë që Reds arrijnë finalet pasi luajnë fazën kualifikuese. Dy tjerat janë në sezonet 2004/05 dhe 2006/07.
- 26. Vetëm katër trajnerë gjermanë e kanë fituar Ligën e Kampionëve:
Udo Lattek, Dettmar Cramer, Ottmar Hitzfeld dhe Jupp Heynckes. Të gjithë së bashku kanë shtatë tituj.
- 27. Gareth Bale është përballur me Liverpoolin në dhjetë takim:
Tetë ishin në Ligën Premier, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Ligës së Anglisë.
- 28. Karim Benzema është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të LK-së:
Ai ka 55 gola dhe i duhet edhe një për të barazuar Ruud van Nistelrooyn.
- 29. Sergio Ramos ka bërë 80 ndërhyrje të sakta duke rikthyer topin në pronësi të skuadrës së tij:
Më shumë se çdo lojtar tjetër këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
- 30. Loris Karius është i vështirë për t’u mposhtur:
Gjermani e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë takime nga 12 në total.
- 31. Cristiano Ronaldo ka shënuar në tri finale të ndryshme të LK-së:
I vetmi që ka arritur të bëjë këtë deri më tani në histori.
- 32. Gareth Bale është mësuar të fitojë në finale:
Nga nëntë finale me Real Madridin, uellsiani nuk ka humbur as edhe një te vetme.
- 33. Liverpooli ka arritur të bëjë 89 gjuajte në portë, kurse Reali ka bërë 84:
Reds prijnë në këtë aspakët këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
- 34. Sergio Ramos është mbrojtësi i pestë me më së shumti gola në histori të LK-së:
Kapiteni i Realit ka 11 gola. Roberto Carlos mban rekordin me 16-të, por Ramos është mbrojtësi i vetëm që ka shënuar në dy finale.
- 35. Benzema ka shënuar tri gola në dy ndeshje ndaj Liverpoolit:
Të dy ndeshjet i ka fituar me Realin.
- 36. Liverpooli ka luajtur dy ndeshje në Kiev:
Një fitore (Dynamo Kievit) dhe një barazim (Maccabi Haifas), hera e fundit ishte në vitin 2006.
- 37. Liverpooli ka shënuar pesë herë nga rivënja këndore këtë sezon:
Kështu Reds bëhen skuadra më e rrezikshme në këtë aspekt.
- 38. Do të jetë finalja e tretë Evropiane për Jurgen Klopp:
Gjermani ka humbur dy të tjerat, të parën në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich (2-1) dhe pastaj atë ndaj Sevillas (3-1) në Ligën e Evropsë.
- 39. Real Madridi ka humbur tetë ndeshje ka fituar 13 herë ndaj kundërshtarëve anglez në LK:
E vetmja ndeshje që është luajtur në terren neutral ishte ajo ndaj Liverrpolit dhe kanë humbur (Finalja në Paris).
- 40. Dy dekada që kur një skuadër ka arritur tri finale rresht:
I fundit e kishte bërë Juventusi dhe si lojtar i Zonjës së Vjetër ishte edhe Zinedine Zidane.
- 41. Në finale të Ligës së Kampionëve janë shënuar 172 gola:
Real Madridi është autor i 39 prej tyre, kurse Liverpooli i nëntë.
- 42. Cristiano Ronaldo është mbreti i penalltive:
Portugezi ka shënuar 15 penallti, më shumë se çdo lojtar në histori të Ligës së Kampionëve.
- 43. Zidane gjithmonë fiton:
Që kur e mori drejtimin e skuadrës së parë të Realit, francezi ka fituar të shtatë finalet.
- 44. Liverpooli dhe Chelsea dinë të shënojnë nga distanca:
Me gjashtë gola secila, janë skuadrat me të rrezikshme jashtë zonës së rreptësisë këtë sezon.
- 45. Real Madridi është zënë më së shumti në pozitë jashtë loje:
Los Blancos janë zënë në 44 raste, kurse LFC në 27 herë.
- 46. Liverpooli di të pësojë gola të hershëm:
Goli i Paolo Maldinit vetëm 51 sekonda nga fillimi është më i shpejti në një finale të LK-së.
- 47. Karius ka befasuar me paraqitje të mira:
Gjermani ka kontrolluar topin nga një pasim/top i kthyer në 12 raste, më shumë se çdo portier tjetër.
- 48. James Milner dhe Emre Can të ashpër në mesfushë:
Me 17 ndërhyrje të palejuara, dyshja janë lojtarët që kanë shkaktuar më së shume faulle dhe penallti këtë sezon.
- 49. Pa kujtime nga finalja 1981:
Asnjë nga lojtarët që pritet të luajë nesër nuk ka qenë i lindur kur dy skuadrat u takuan në atë kohë.
- 50. Zidane mund të barazojë rekordin e Bob Paisley:
Legjenda e Liverpoolit ka fituar tri Kupa Evropiane(tash e quajtur LK) si trajner i Reds, por Zizu mund ta barazoj këtë arritje në Kiev.