Real Madrid, mbret i Europës

Saturday, 26 May 2018 22:48

Reali i Madridit fiton për të tretën herë radhazi Champions League, si askush më parë.

Madrilenët triumfuan 3-1 në finale ndaj Liverpool-it, ku shkëlqeu Garth Bale, ndërsa një ndihmesë e madhe për spanjollët ishte edhe portieri i Liverpool, i cili realizoi dy gafa të pafalshme.

I pari që shënoi ishte Benzema. Në një tentativë për ta pasuar topin te një nga shokët e tij, portieri Karius e përplas në këmbët e francezit dhe më pas përfundon në rrjetë.

Por vetëm 5 minuta më pas, Liverpool reagon dhe Mane barazon rezultatin në 1-1.

Garth Bale kalon në avantazh sërish Realin, por këtë herë me një kryevepër, një roveshat e pakapshme për portierin. Goli i tretë që vulosi gjithçka u shënua sërish nga uellsiani me një goditje nga jashtë zone, të cilën portierin nuk mundi ta ndalte edhe pse e kishte në duar.

Në momentin kur Ronaldo ishte pranë golit në këtë finale, ishte një tifoz i futur në fushën e lojës që detyroi arbitrin të ndalonte lojën.

Megjithatë, Reali i Madridit triumfoi 3-1, duke siguruar kupën e 13 në Champions League dhe të tretën radhazi, si askush tjetër.

Login to post comments