Pas fitores me Laçin, trajneri i Partizanit Klevis Dalipi, deklaroi se është shumë i lumtur për rezultatin, pasi fitorja u mor në një fushë të vështirë. Duke folur për mediat, numri një i pankinës së Partizanit tha se ekipi ka edhe 8 finale për të luajtur në mënyrë që të arrijë objektivin: vendin e dytë.
“Suksesi më i madh i takon lojtarëve pasi më ndoqën në një kohë rekord. Ne tashmë futemi në fushë vetëm për fitore”-ka thënë Dalipi.
Gjithashtu trajneri ka pohuar se objektivi në ndeshjen me Kukësin do të jetë fitorja.
“Duhet të jemi të bindur se do të jemi në Kukës për rezultat pozitiv. Duhet t’i marrim edhe këto 8 javë si finale”-është shprehur ai.
Ndeshja mes Kukësit dhe partizanit do të luhet më 14 prill në orën 12:00.