×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Serial killer-i’ Ramos/ Dani Alves i shpëtoi të njëjtës tentativë si Salah në 2017-ën

Hënë, 28 May 2018 20:01

Loris Karius, portieri i Liverpool, ka qenë më i kritikuari pas finales së të shtunës në “Champions League”. Gjithsesi jo shumë pas gjermanit ishte edhe Sergio Ramos, mbrojtësi dhe kapiteni i Realit që dëmtoi Mohamed Salah në pjesën e parë.

32-vjeçari i bëri një kapje egjiptianit që e detyroi të linte fushën për shkak të problemeve në krahë. Një veprim disi i çuditshëm që për shumë opinionistë dhe futbolldashës u cilësua i qëllimshëm.

Së fundmi është zbuluar një tjetër video, këtë herë në finalen e “Championsit” të sezonit të kaluar ku Real Madrid u përball me Juventusin. Ramos dallohet teksa bën të njëjtën tentativë si me Salah ndaj Dani Alves, por ky i fundit fatmirësisht nuk ka pasur të njëjtin fat si egjiptiani pasi është shmangur në kohë.

Një ‘tentativë’ që simbolikisht i jep pseudonimin ‘serial kille-r’ futbollistit spanjoll, që mesa duket fillimisht i vë në shënjestër objektivat dhe më pas përpiqet t’i ‘eliminojë’.

Login to post comments