Tronditet Zvicra, Xhaka lëndohet dhe dërgohet me urgjencë në spital

E Enjte, 31 May 2018 21:42

Kombëtarja e Zvicrës është shokuar sot, pasi mesfushori kryesor Granit Xhaka ka pësuar një lëndim.

Helvetikët janë duke zhvilluar përgatitjet në Lugano para fillimit të Kupës së Botës.

Gjatë pasdites së sotme, ka qenë një mot i keq me shi por kjo nuk e ka bindur trajnerin Vladimir Petkovic për t’i ndalur stërvitjet.

E nga fusha jo e mirë lëndimin e ka gjetur mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

file70drx6gg46v1hf9iakxh.jpg

Xhaka duke u larguar nga stërvitja (Photo: TOTO MARTI)

Xhaka ka lënduar gurin e këmbës së majtë dhe me urgjencë është larguar fillimisht drejt hotelit dhe pastaj në spital.Sipas asaj që raporton e përditshmja zvicerane Blick, Xhaka është duke ndjerë dhimbje.

Mesfushori prishtinas është larguar nga qendra stërvitore me lot në sy dhe bashkëlojtarët e tij gjithashtu ishin të shqetësuar.

Login to post comments