Këngëtari Ermal Meta i ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ka treguar detaje nga jeta e tij. Ai është pyetur nga fëmijët në lidhje se sa të dashura ka dhe nuk ka ngurruar në përgjigjet.
Këngëtari Ermal Meta është shprehur se ka vetëm një të dashur dhe se është ende herët për të vendosur për martesë.
Biseda:
Çfarë duhet të plotësojë një vajzë që të jetë gruaja jote?
“Duhet të jetë shume e ndershme. Bukuria nuk më intereson shumë por më intereson bukuria e brendshme.”
Sa të dashura ke ti se e kam dëgjuar një cik mistrec?
Vetem një kam, se dy është e vështirë.
A e ke lënë groshin e Fierit apo ha vetëm pasta andej nga Italia?
Groshet e gjyshes time më pëlqejnë më shumë në botë.
E dashura e parë ka qenë italiane apo shqiptare?
3 të parat kanë qenë italiane, e fundit shqiptare.
Kur do martohesh?
Është akoma herët.