Lajmi që Pippa Middleton është shtatzënë qarkullon prej kohësh, por tani është vetë motra e Kate që jep konfirmimin nëpërmjet revistës ‘Waitrose’. Bashkëshortja e financierit James Matthews është në pritje të fëmijës së saj të parë, që do të lindë në tetor dhe tregon që e ka kaluar muajin e tretë të shtatzënisë pa të vjella dhe probleme që kanë zakonisht gratë në këtë fazë të jetës.
Zonja Matthews tregon se objektivi i saj është ta jetojë këtë shtatzëni duke mbajtur një stil jete të shëndetshëm dhe ti humbë shpejt kilogramët, që do të marrë pas lindjes së fëmijës në vjeshtën që vjen.