Një tjetër vetvrasje ka shokuar mbarë opinion publik në Shqipëri. Një grua nga Përrenjasi i ka dhënë fund jetës mesditën sotme në mënyrë tragjike duke u vetëvarur me litar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Rrajcë, Përrenjas, ku shtetësja Xh.R.,62 vjeçe është gjetur e vetëvarur pa shenja jete në kasollen e bagëtive.
Kanë qenë familjarët e të moshuarës ata që kanë konstatuar vdekjen e 62 vjeçares dhe më pas kanë lajmëruar policinë.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko-ligjor dyshohet se vdekja e gruas është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.
Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.